Ylli televiziv, Kim Kardashian ka bërë shaka duke thënë se “duhet të takojë një mjek apo avokat” teksa foli për planet e saj të ardhshme për lidhje romantike gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden të mërkurën mbrëma (14 shtator).
“Pra, nuk e di, ndoshta do të doja të shkoja në një spital dhe të takoj një mjek. Një firmë ligjore. Unë mendoj se do të jetë shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor, avokat, kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”, u shpreh Kim.
Derisa, avokati kosovar Besnik Berisha, i është paraqitur publikisht Kimit, duke thënë se njeriu i mençur e dinë çka është e mira dhe se në Kosovë ka mjaftueshëm avokat.
“Qe njeriu i mencur, e dine cka eshte e mira, Kim, ne Kosove ka mjaftueshem avokat, e per mjek s’di cka te them se kane fillu me te madhe me na lene.
Ishalla s’koritemi me ty”, ka shkruar Berisha.