Kisha Ortodokse Serbe ka shprehur keqardhje për shqiptarë dhe serbët që kanë pësuar më 24 shtator. Ajo tha se është e përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe dënoi ata që tentojnë ta portretizojnë atë si fajtore.
“Me keqardhje, megjithatë, ne theksojmë se shumë në Prishtinë në botë, por çfarë është edhe më tragjike, edhe në Beograd, nga pole të ndryshme ideologjike, pa zgjedhur mjete, po tentojnë ta portretizojnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse, madje edhe fajtore për konfliktet dhe ngjarjet tragjike. Qëllimi i atyre që me çdo çmim duan ta përfshijnë Kishën në konfliktet tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga ‘Kosova dhe Metohija’”, u tha në reagimin e Kishës më 27 shtator, përcjell REL.
Kjo kishë po ashtu tha se gjithmonë ka avokuar dhe vazhdon të evokojë që “keqkuptimet në ‘Kosovë dhe Metohi’ të zgjidhen në mënyrë paqësore” përmes dialogut.