Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kjo është 26-vjeçarja nga Skenderaj që vdiq pasi dyshohet se pësoi sulm kardiak -

Kjo është 26-vjeçarja nga Skenderaj që vdiq pasi dyshohet se pësoi sulm kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 26-vjeçare nga Skenderaj, ka pësuar sulm kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

E reja që ka ndërruar jetë është Shemsije Asllani – Xani, ndërsa vdekja e 26-vjeçares është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ishte dërguar në IML për obduksion.

Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se ceremonia e varrimit mbahet sot.

“Të nderuar familjarë, miq, vëllezër dhe motra, ju njoftojmë se varrimi i bashkëshortes time Shemsije Asllani – Xani do të bëhet sot ( e hënë) me datë: 31.07.2023 në ora 19:00 të mbrëmjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *