Një sulmues të cilin e ka kapur Policia e Kosovës e i cili është i plagosur po trajtohet në QKUK.
Ekipi i Lajmi.net po qëndron në vendin e ngjarjes për të marrë informata lidhur me gjendjen e tij. Për gjendjen e sulmuesit të plagosur ka folur para mediave, Naser Syla, drejtori i Klinikës Emergjente. Ai ka thënë se sulmuesi pritet që t’i nënshtrohet operacionit.
“Po pritet të futet në sallë. Pas trajtimit do të vazhdojë në njërën prej klinikave. Për momentin s’kemi asnjë informacion tjetër, ky është i vetmi që është sjell…Ndërhyrje kirurgjike do të ketë e pastaj do të vendoset”, ka shtuar Syla.
Kujtojmë se ai është i lënduar pas sulmit që ndodhi që nga orët e para të mëngjesit ndaj Policisë së Kosovës. Nga ky sulm ka mbetur i vdekur një polic i Kosovës e disa të lënduar, ndërsa nga ana e sulmuesve janë vrarë 3 e disa të plagosur.