Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kjo ​është nxënësja që po përfaqëson Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni -

Kjo ​është nxënësja që po përfaqëson Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës në Japoni

Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së njëmbëdhjetë nga Mitrovica, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës që fillon këtë fundjavë në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicë, Drita Kadriu ka njoftuar se së bashku me nënkryetarin e komunës, Arian Tahiri, takuan aktivin e mësimdhënësve të fizikës dhe nxënësit të cilët arritën rezultate të shkëlqyeshme në garat e nivelit të shkollave prej nga vinë, në nivelin komunal dhe në garat në nivel të Republikës.

“Nga klasët e IX, nxënës fitimtarë janë: Sumeja Ujkani ( SHFMU “Harun Beka), Azra Vitaku dhe Diar Bunjaku (SHFMU “Eqrem Çabej”); Nga klasët e X nxënës pjesëmarrës në garat shtetërore janë Diellona Muli dhe Tringa Rrahmani (SHMLM “Dr. Xheladin Deda) dhe Fatjeta Shala (SHMT “Arkitekt Sinani” Klasët e XI- ta nxënës fitues janë nxënësit Argjenda Trepça (Gjimnazi “Frang Bardhi” ), Anil Sahiti (SHMLT “Arkitekt Sinani) dhe Xheneta Gllogovci ( SHMLM “Dr. Xheladin Deda). Nxënësja Argjenda Trepça, e klasës së XI, do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Botërore të fizikës që fillon këtë fundjavë në Tokio të Japonisë në mesin e 90 shteteve tjera. Mirënjohje për mësimdhënëset që i mbështetët nxënësit gjatë gjithë këtij rrugëtimi, ndërsa nxënësve ju urojmë suksese. Argjenda është e artë”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *