Kjo është vlera financiare që mund të përfitojnë familjet nga Ministria e Ekonomisë

Për rrobalarëse, ME do të subvencionojë gjithë qytetarët në vlerë prej 200 euro. Kurse, për prindërit vet ushqyes subvencionimi bëhet në vlerën 300 euro.

Ndërsa, për familjet nën asistencë sociale subvencionimi bëhet deri në 400 euro. Kriter për aplikim që duhet të përmbushet për të gjitha pajisjet, është që konsumi mujor i energjisë elektrike të jetë 250 kilovat orë për 10 muajt e fundit.

Për enëlarëse, ME për të gjithë qytetarët do të subvencionojë 150 euro. Për prindërit vetushqyes 250 euro dhe për familjet nën asistencë sociale 300 euro.

Për frigorifer, ME do të subvencionojë është 100 euro për qytetarët, 150 për prindërit vetushqyes dhe 200 euro për familjet nën asistencë sociale.

Për sistemin diellor, ME do të subvencionojë 40 % të vlerës së investimit, por jo më shumë se sa 1000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *