Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 vende pune -

Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 vende pune

Komuna e Prishtinës ka hapur dy konkurse për rreth 200 nëpunës dhe zyrtarë në administratë.

Në njërin prej këtyre konkurseve janë të hapura 142 pozita si nëpunës dhe mbështetës administrativ nën mbikqyrje të drejtorive përkatëse të kryeqytetit.

Paga për këto pozita është 420 euro bruto.

Në konkursin me 142 pozita të lira theksohet se kandidatët preferohet të kenë aftësim profesional në fushat: Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Marrëdhënie me publikun, Edukatë fizike, Arkiv, Gazetari, Sociologji, Psikologji dhe Pedagogji.

Derisa edhe në konkursin e dytë kërkohen nënpunës administratv për 58 pozita, me pagë 420 euro bruto.

Në konkursin e dytë preferohen diploma universitare në fushat: Arkitekturë, Ndërtimtari, Elektroteknikë, Hidroteknikë, Gjeodezi, Makineri, Komunikacion, IT, Mjedis.

Derisa, nevojiten edhe njohuri të programeve të MS Office.

Në konkurs theksohet se përvoja e punës nuk kërkohet.

Konkursi do jetë i hapur deri më 8 shtator 2023.

Detajet tjera lidhur me kriteret dhe përgjegjesitë i gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *