Komunikimi me të miturat, videot për të cilat u arrestua “Donzi” i Tik-Tokut

Policia e Kosovës ka arrestuar sot 19 vjeçarin E.M, pasi i njëjti dyshohet se ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare.

Ai kryesisht këto biseda i ka kryer përmes rrjetit social “TikTok”.

Në videot e publikuara në llogarinë e tij në TikTok ai dëgjohet duke folur fjalë eksplicite me vajzat përdoruese të këtij aplikacioni. Mirëpo, këto fjalë nuk i kursen as me përdoruesit meshkuj.

Madje në një video, ai u ofron disa vajzave që nuk u dihet mosha të kryejnë marrëdhënie seksuale në një transmetim live në këtë rrjet social.

Ndryshe, Policia sot në njoftimin për arrestimin e 19 vjeçarit ka theksuar se i arrestuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së, dërguar mediave.

I riu, rrjetin social të tij në TikTok e kishte të regjistruar si “clip.donzi”. Ai ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.

 

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *