Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Konflikt familjar në Isniq të Deçanit: Vjehrra ushtron dhunë ndaj nuses, përfundon në Polici -

Konflikt familjar në Isniq të Deçanit: Vjehrra ushtron dhunë ndaj nuses, përfundon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Isniq të Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, ku kjo e fundit është denoncuar nga gruaja e të birit për dhunë psikike.

Viktima 25-vjeçare e ka denoncuar nënën e bashkëshortit për dhunë në familje, duke deklaruar se po i bën presion, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast dy palët kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet e rastit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vjehrra 61-vjeçare është liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *