Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Konflikt mes kushërinjve në Lipjan, theret me thikë një 40-vjeçar -

Konflikt mes kushërinjve në Lipjan, theret me thikë një 40-vjeçar

Telashet mes anëtarëve të një familjeje vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë vëllezërit e kushërinjtë përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një person.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes kushërinjve.

Bazuar në dëshminë e 40-vjeçarit dhënë organeve të hetuesisë, kushëriri i tij e ka goditur me thikë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Viktima është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që njësitë policore kanë ndërmarrë të gjjtha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit i cili është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *