Në jug të Mitrovicës një kosovari i është djegur vetura me targa të Serbisë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë”, bën me dije policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve dhe ka arritur të lokalizojë zjarrin.
Njoftimi i plotë:
ZJARRVËNIE
Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.