Krasniqi pas takimit me Jasharajn: Kurti s’guxon ta kthejë Kosovën në diktaturë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët.

Madje sipas tij, Kurti me qasjen e tij autoritare ndaj grevistëve po dëshiron që ta shndërroj Kosovën në diktaturë, por që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.Këto komente ai i bëri pas takimi me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi.

Krasniqi thotë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se askush nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ai ka paralajmëruar qysh javën tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *