Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kreu i PDK-së: Kurti s’u ftua as në Granadë, është i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar -

Kreu i PDK-së: Kurti s’u ftua as në Granadë, është i padëshiruar nga komuniteti ndërkombëtar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me diej se është hera e dytë brenda një muaji që kryeministri Albin Kurti nuk ftohet nga komuniteti ndërkombëtarë në samite të rëndësishme

Ai ka thënë se në Samitin e Granadës shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila është mbajtuar muajin e kaluar, kryeministri Kurti nuk ishte i mirëpritur nga liderët botërorë.

“Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës. Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e dytë brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!”, ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *