Kriza energjetike: Të gjitha blloqet e termocentralit A bien nga funksioni

Aktualisht nga termokapacitetet elektroenergjetike të Kosovës janë në prodhim vetëm të dy njësitë e termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2), me rreth 500 -520 MwH dhe rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Sipas zyrtarëve të KEK-ut, mungesat e energjisë elektrike për nevojat e konsumit të Kosovës janë duke u plotësuar në tërësi nga kthimi I huas nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH).

Sërish, që nga dita e djeshme, nuk është në prodhim njësia e vetme e termocentraleve Kosova A, që ditëve të fundit të shtatorit, ka qenë në funksion dhe ka prodhuar diku rreth 130 megavatë-orë energji elektrike, A 3, ka pasur një lidhje të shkurtër dhe për pasojë ka rënë nga prodhimi, ndërsa sanimi i këtij defekti teknik, sipas zyrtarëve të KEK-ut është punë ditësh, përkatësisht do të sanohet shpejtë dhe do të rikthehet në prodhim.

Aktualisht nga termokapacitetet elektroenergjetike të Kosovës janë në prodhim vetëm të dy njësitë e termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2), me rreth 500 -520 MË. Prodhimit aktual të njësive prodhuese të termocentraleve Kosova B duhet shtuar edhe rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).

Mirëpo, sipas zyrtarëve të KEK-ut, mungesat e energjisë elektrike për nevojat e konsumit të Kosovës janë duke u plotësuar në tërësi nga kthimi i huas nga Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH). KESH-i tani ka goxha mundësi për ta kthyer një sasi borxhi nga deponimet që ka bërë KEK-u atje (deri në këtë muaj janë deponuar diku rreth 150 mijë megavatë-orë energji elektrike), për shkak të mbushjeve të liqeneve të hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit, si rrjedhoje e të reshurave të shumta të ditëve të fundit.

Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve të KEK-ut, janë evituar reduktimet e rrymës edhe përkundër “heshtjës prodhuese” në Kosovën A si rrjedhojë e defekteve teknike dhe remonteve të planifikuara.

Zyrtarët e KEK-ut kanë thënë dje për Buletinin Ekonomik se, më së largu në ditët e para të tetorit, pritet të rikthehet në prodhim edhe blloku A 4 I Kosova A, I cili që nga fillimi I shtatorit gjendet në remont të planifikuar.

Në këtë mënyrë, nëse gjithçka yhvillohet sipas parashikimeve të inxhinierëve të KEK-ut në fund të këtij muaji, dhe më së largu në ditët e para të tetorit do të funksionalizohen Aedhe të dy njësitë e Kosovës A (A 3 dhe A 4), secila me kapavitet rreth 130 megavët –orë dhe në këtë mënyrë, pritet të rikthehet prodhimi standard e këtyre meujve të fundit, siku gjithsej 760 megavtë-orë prodhim nga termocentralet dhe 160- 170 megavatë-orë nga kapacitetet e rinovueshme.

Gjithsesi, si rrjedhojë e reshjeve të bollshme të këtyre ditëve dhe paralajmërimeve për reshje të shumta gjatë ditëve në vijim, njohësit e zhvillimeve energjetike në vend, shpresojnë se në rast të ndonjë krize më të rëndë, këmbimi me KESH-in do të jetë një ndihmesë e madhe për ta zbutur mungesën e rrymës në konsumin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *