Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Krizë e madhe: Qytetarët mbajnë shpresa për tërheqje të Trustit -

Krizë e madhe: Qytetarët mbajnë shpresa për tërheqje të Trustit

Qytetarët e Kosovës nuk kanë hequr ende dorë nga trusti. Një ditë para protestës ata shprehen optimistë për tërheqjen e 30 përqindëshit. Madje shumica nga ta thonë se vetëm kështu do të mund të përballojnë çmimet e larta dhe dimrin që po vjen.

Qytetari, Zahir Sallahu është pro dhënies së 30 përqindëshit, pasi siç thotë ai, populli është lodhur e çmimet janë rritur.

“Populli pak është lodhur, ai që ka trust këta që kanë mundësi këta tanë me i lëshuar bënë ti lëshojnë… Është e mjaftueshme edhe 30 përqindëshi bën sepse dikush ka më shumë, dikush më pa… Bën sepse (trusti) e shpëton popullin sepse gjërat shumë shtrenjtë… por pak nuk po mundim ta mbulojmë”, thotë ai.

Edhe Shaqir Dobërdolani e konsideron të drejtë marrjen e një pjese të trustit, duke marr parasysh çmimet e larta në vend.

“Është plotësisht e drejtë me marr prej trusti 25-35 për qind përndryshe nuk e di qeveria se çfarë po bënë… Për këtë është trusti, ky po thotë se i ka dhënë 100 milionë për çmime, nuk e di a është e vërtetë apo jo… Me i dhënë është mirë sepse me pak para nuk mund të bësh asgjë”, tha ai.

Megjithëse shprehet i rezervuar për të ardhmen, Shaip Berisha thotë se është mirë që qytetarët të nxirren nga kriza.

Berisha: Me marrjen e atyre parave zgjidhje afatgjate nuk ka

“Nëse janë paratë e atyre njerëzve është e mirë me ua dhënë ndoshta në këtë moment me i nxjerr prej një krize. Por me marrjen e atyre parave zgjidhje afatgjate nuk ka. Patjetër duhet diçka tjetër me mendu që njerëzit të shkojnë përpara… Një moment për shembull për këtë dimër ndoshta ju bënë diçka punë, përndryshe shumë pak. Megjithatë ,ata që janë të varfër ata edhe trustin e kanë të varfër në anën tjetër edhe fondet i kanë të vogla. Ata që kanë pasuri nuk kanë nevojë që t’i marrin… Është mirë t’i japin, për të ardhmen po shoh që po shkon në devalvim edhe kjo herë për çdo ditë është duke rënë nëse nuk bëhet diçka me ngrit ekonominë. Megjithatë mendoj që në këtë dimër është më mirë me iu gjend atyre, me ua dhënë ato 30 për qind sesa me qëndru atje, ai edhe ashtu nuk i ka në dorë momentalisht”, shprehet ai.

Ndryshe mendon qytetari Nezi Tashevci, i cili thotë se ndjehet më i sigurt duke mos i prekur mjetet e trustit.

“Kushtet janë të dobëta në përgjithësi njeriu ka nevojë për t’i shpenzuar por më mirë është me i pasur rezervë. Më vonë vijnë gjërat edhe më të rënda dhe më të vështira… Është ajo për momentin pak një lehtësim por përsëri është mungesë, më shumë do të bëhet mungesë sesa që bëhen fitime në të ardhmen. Jam kundër. Më mirë me u përballë me vështirësi, me pas rezerva dhe mos me ndërpre, kur të ndërprehet euro njeriu skam më jetë i humb shpresat në përgjithësi… në ditët më të vështira duhet ti ruajmë pak ato para”, thotë ai.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati sot në një konfernecë për media ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti.

Në anën tjetër, të shtunën nga ora 12:00 përmes një marshi paqësor nga Biblioteka Kombëtare e deri tek Qeveria e Kosovës do të kërkohet tërheqja e 30 përqindëshit të Trustit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *