Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ku duan të shkojnë kosovarët pas liberalizimit? -

Ku duan të shkojnë kosovarët pas liberalizimit?

Një hulumtim i ri tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët. Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellur nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).

Një pjesë e madhe e përdoruesëve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës. Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Përdoruesit e aplikacionit të dua.com e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Jo vetëm që rezultatet e këtij hulumtimi vijnë në kohën e duhur – me negocimin e heqjes së vizave me 1 janar 2024 – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim mbi interesin e kosovarëve për vendet që duan të vizitojnë nëpër botë.

Një përqindje befasuese – prej rreth 54.77% e përdoruesëve kosovarë – preferojnë rajonin gjermanofolës, duke e bërë atë rajon shumë të popullarizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *