Nga SAS pilotimi mund të përfitojnë familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike, si vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqen kriteret diskriminuese.
Për të aplikuar, ju duhet të vizitoni platformën eKosova, përkatësisht vegëzën: https://ekosova.rks-gov.net/, ku tek “Shërbimet” zgjedhni opsionin “Familja” dhe pastaj formularin “Aplikimi në Pilotimin e Reformës për Asistencën Sociale”