Kualifikimi në grupe – kaq milionë përfitoi Ballkani

2,9 milionë euro janë shtuar në arkat e klubit të Ballkanit, pas sigurimit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Bate Borisovit, duke përsëritur kështu suksesin e vitit të kaluar.

Përpos çmimit pas kualifikimit në fazën e grupeve, Ballkani ka përfituar edhe në fazat e mëhershme, në atë të Ligës së Kampionëve. Duke llogaritur edhe të ardhurat nga shitja e Albion Rrahmanit, deri më tani, Ballkani ka përfituar përafërisht 5 milionë euro.

Mirëpo, përfitimit nuk do të ndalen me kaq. Fitimet janë edhe më të mëdha në fazën e grupeve.

Për një fitore në këtë raund, Ballkani do të përfitojë 500 mijë euro, ndërkaq barazimi vlen 160 mijë euro.

Ballkani është bërë skuadra e vetme kosovare që arrin fazën e grupeve në një kompeticion evropian.

Pas vitit të kaluar, kjo është hera e dytë për Ballkanin që arrin një sukses të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *