Kur do të fillojë Big Brother Vip Kosova? Më në fund zbulohet data

Këtë të mërkurë, në Podcast Lifestyle me Gonxhen, i ftuar ishte personazhi më i përfolur i kohëve të fundit në vend, prezantuesi i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti.

Ai, për dëgjuesit e Klan Kosova FM, ka bërë të ditur se angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP.

Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv po zbarkon në Klan Kosova, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, të cilët do t’i futen garës për çmimin e madh prej 200.000 euro.

Hamiti konfirmon dhe hedh poshtë edhe disa nga emrat e përfolur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *