Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kur pritet të bie borë në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik -

Kur pritet të bie borë në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.

Temperaturat po ashtu pritet të bien nën zero gradë Celsius, me minimalen minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Ndërkohë, të martën do të ketë po ashtu mot të vranët dhe me intervale me diell, ku temperatura pritet të bie deri në minus 3 gradë Celsius.

Të mërkurën sërish do të ketë ulje të temperaturave, me minimalen minus 6 gradë Celsius.

Nga e enjta parashihet të ketë rritje të temperaturave dhe reshje shiu. Minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Dita e premte parashihet të shënoj vlerat më të larta të temperaturave maksiamle gjatë javës. Minimalet ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *