Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, si dhe rënien e temperaturave, kursimi i energjisë elektrike në këtë pikë është i domosdoshëm. Energjia elektrike pos që është e vështirë të sigurohet, kërkesa e madhe po e mbingarkon edhe rrjetin, duke bërë që të krijohen vëshirësi edhe në operim, sidomos në disa zona të caktuara.
Natyrisht, gjithë këtë kërkesë është duke e rritur shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje, e cila si e tillë, po e rëndon edhe më tepër sistemin elektroenergjetik. Andaj, aty ku keni mundësi, përdorni format alternative. Nëse nuk keni mundësi, atëherë kyçeni termostatin që temperatura në ambintet e banimit të jetë maksimum 19 °C. Kjo politikë po përdoret edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës, pasi llogaritet temperaturë që e mjaftueshme.
Paralel me kursimin për ngrohje, ekspertët e KEDS në vazhdimësi përgatisin këshilla të thjeshta e praktike se si mund ta kursejmë energjinë elektrike. Një video e realizuar, në pak sekonda, e pasqyron më së miri se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku, me hapa të thjeshtë, në përdorimin e pajisjeve tona shtëpiake.
Bashkë mund të bëjmë ndryshime pozitive!
Bëje ndryshimin: përmbaju këtyre instruksioneve!