Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti: Greqia është shteti i cili mund të jetë afër njohjes së Kosovës -

Kurti: Greqia është shteti i cili mund të jetë afër njohjes së Kosovës

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin.

Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Por, kryeministri i Kosovës Allbin Kurti është optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Kurti ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mos njohësit, në veçanti me Greqinë, e cila siç tha ai “mund të jetë afër njohjes së Kosovës”.

Këtë deklaratë Kurti e bëri sot në një intervistë për televizionin polak “TVP World”.

Ai po ashtu tha se Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që ta njohin Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *