Kurti në Gjilan: Gazetarja na ndiqte nëpër ara e po më pyeste për Lajçakun, e pyeta traktoristin ai i dha gaz traktorit

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka qenë në  Gjilanit gjatë ditës së sotme.

Pas takimit që pati me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai u nis drejt fshatit Miresh të Gjilanit, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një publikimi në Facebook, Kurti foli për takimin me qytetarin që sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.

Duke folur për rendimentet dhe të mbjellat, Kurti shkroi diçka që nuk lidhej fare me këtë.

Ai tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare po i ndiqte nëpër ara.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”,shkroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *