Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti reagon pas qëndrimit të BE-së se ai nuk e pranoi propozimin, 'godet' rëndë Lajçakun -

Kurti reagon pas qëndrimit të BE-së se ai nuk e pranoi propozimin, ‘godet’ rëndë Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur ndonjë rezultat nga takimi i sotëm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq pasi ai është shprehur se pala serbe ka kushtëzuar zbatimin e marrëveshjes me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministri Kurti ka thënë se gjatë takimit nuk e ka pranuar propozimin e Serbisë pasi këtë nuk ia kanë sjellë ndërmjetësit e dialogut, ndërsa pas takimit ka marrë një dokument “dyfaqësh” në gjuhën angleze dhe gjuhën serbe, shkruan Paparaci.com.

Ai thotë se ky dokument nuk përbën një propozim për sekuencim të marrëveshjes, por një kusht të Serbisë që parasheh themelimin e Asociacionit fillimisht e më tutje eventualisht zbatimin e marrëveshjes bazë.

“Pala tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis meqenëse nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencim dhe kushtëzimit të vjetër. Kur unë kërkova gjatë këtij takimi ta shoh propozimin që e ka bërë Serbia sepse m’u tha që ka një të tillë. Ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që ta sjellin. Vetëm pas përfundimit të takimit m’u dha një dyfaqësh në anglisht dhe në serbisht në çirilicë, i cili paraqet një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe por ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë se njëherë duhet të zbatohet Asociaiconi i Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshja e para disa vjetëve e pastaj eventualisht të kalojmë në zbatimin e marrëveshjes bazë.”, tha Kurti.

Kurti është shprehur se nuk ka pranuar që kjo të ndodh, pasi sipas tij, neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se të gjitha marrëveshjet e mëhershme janë të obligueshme dhe valide dhe duhet të zbatohen, por sipas tij nuk mund të ndodh që një marrëveshje të vendoset edhe si kusht edhe si thelb për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve tjera.

“Mua m’u desh t’iu them se nuk jemi në prillin e vitit 2013 ku në dhomë ndodheshin baronesha Eshton, këshilltari i saj Rober Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Nuk është marrëveshja e vitit 2013. Qartë, neni 10, i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilat janë të obligueshme dhe valide. Janë 39 sosh gjithsej, por nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjedhet vetëm 1 e tillë dhe të vendoset sikur qerrja para kuajve, të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar.”, tha Kurti.

Ai ka kritikuar emisarin Miroslav Lajçak se ka pranuar një kushtëzim të tillë, duke thënë se “është për të ardhur keq” që ka ndodhur kjo.

“Është për të ardhur keq që emisari evropian Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe kushtëzimi nga Serbia që e kanë pranuar ndërmjetësi Lajçak e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cënuar asisoj Kosovën, kryeministër i së cilës jam unë.”, tha Kurti.

“Pra, edhe këtë dokumentin tjetër, më i vjetër se gjashtë muaj që paraqet dokumentin e kushtëzimit të Serbisë, gjithashtu e kemi tani në dorë dhe nuk kemi qenë në dijeni se ka një dokument të tillë. Nuk mund të quhet propozim sepse është kushtëzim, ndërkaq ne kemi bërë një propozim dhe është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu”, tha Kurti.

Kurti në fund ka thënë se është i gatshëm të zbatojë secilin nen të marrëveshjes, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të implementimit pa vonesa e “një orë e më parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *