Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga salla e Kuvendit ku po raporton para deputetëve ka treguar se çka ka diskutuar me ambasadorët e QUIN-it para pak minutash.
Kurti ka thënë se ka shprehur protestën e tij për heshtjen e KFOR-it për rrëmbimin e tre policëve ndërkohë që ka kërkuar reagim urgjent.
“Në këtë takim po vi nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zëvendës ambasadoret, shefat e misioneve dhe diplomatët e tjerë të akredituar ku gjerë e gjatë ua kemi shpjeguar e i kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme, dhe tash kur po bëhen 30 orë prej kidnapimit të tre policëve e që ende s’kemi deklaratën zyrtare shpjeguese nga KFOR-i i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje por edhe kërkesën për reagim urgjent”, tha Kurti përcjell Insajderi.
Kurti njoftoi se ka biseduar mbrëmë edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar e ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.