Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kush është kosovari që po synon ta rrëzojë bikun me grusht -

Kush është kosovari që po synon ta rrëzojë bikun me grusht

Bujar Muli njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova.

Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Prej ndaljes së veturave, ngritjen lartë të traktorit dhe ngritjen lartë dhe lëvizjen e objekteve të rënda, Muli është bërë viral me videot e arritjeve të tij.

Por, vushtrriasi, i cili gjatë jetës ka punuar edhe si sigurim jashtë vendit, tash po synon ta sfidojë veten me kërkimin e një rekordi të pazakontë.

Në rrjetet sociale, Muli e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit njofton se do të mundohet që me grusht ta rrëzojë një bik (dem) me peshë prej më shumë se 1 mijë kilogramësh, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse nga disa komentues kanë qenë kundër kësaj ideje, Muli, i cili ushtron fort fitness, me pesha të rënda, është i vendosur ta tregojë forcën e tij, duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë dhe që të bëhet njeriu i parë në botë që e bën një gjë të tillë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *