Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kushërira e presidentes Osmani emërohet në krye të Universitetit të Prishtinës -

Kushërira e presidentes Osmani emërohet në krye të Universitetit të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Ndërsa pas shkarkimit të Sahitit, si Ushtruese e Detyrës është emëruar Luljeta Plakolli, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas emërimit të Plakollit, në media është raportuar se kjo e fundit ka lidhje familjare me presidenten e Vjosa Osmani.

Në fakt, pikërisht në lidhje me këtë, tashmë U.D e pozitës së rektores në UP, kishte deklaruar se ajo me Osmanin janë kushërira shumë të largëta.

“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurgjo tjetër përveç një lidhje gjaku e largët”, kishte thënë ajo për RTV Dukagjinin.

Ajo në lidhje me propozimin e saj si pasuese e përkohshme e rektorit Sahiti, kishte thënë se emri i saj është propozuar për shkak të meritave të saj dhe punës së saj e jo për shkak se është familjare e dikujt.

“Nëse mu ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”, kishte deklaruar Plakolli.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Plakolli në lidhje me relacionin e saj familjar me presidenten, mirëpo e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *