Kuvendi s’voton për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar për rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e rrogave në sektorin publik.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tregoi të enjten gjatë seancës se 14 deputetë votuan për, 58 ishin kundër dhe katër kanë abstenuar.

Diskutimet për këtë rend dite kishin mbaruar më 22 qershor, por sot ishte vetëm votimi i projekt-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

Kërkesa për këtë interpelancë me shefin e kuletës kosovare ishte iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aktualisht po vijon të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen një sërë çështjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *