Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është 45-vjeçari që e zuri sherri me Policinë, i dehur i pengoi zyrtarët policorë pasi e gjobitën -

Ky është 45-vjeçari që e zuri sherri me Policinë, i dehur i pengoi zyrtarët policorë pasi e gjobitën

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë pengohen e kërcënohen nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në Kaçanik, ku një person ka penguar policët që e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sinjali mëson se i dyshuari që nuk ka përfillur urdhrat e Policisë dhe në gjendje të dehur i ka penguar gjatë detyrës zyrtare është Burim Luzha, 45-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari i ka penguar policët, derisa u detyruan të marrin masa parandaluese, duke e arrestuar dhe shoqëruar të njëjtin në Stacion Policor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *