Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në fshatin Randobravë, ku një person humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis me traktor, derisa po punonte tokën. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nezir Hasanin, 54-vjeçar.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që edhe familja ka njoftuar për vdekjen e tij.
“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit behet me 10.10.2022 ne ora 16:00 ne fshatin Randobravë.”