Ky është i arrestuari për ngacmim seksual të 9-vjeçares në Istog, i kërkonte video të organeve gjenitale në rrjete sociale

Mediat pak ditë më parë kanë raportuar për një rast të ngacmimit në Fushë Kosovë, ku viktimë ishte një vajzë e moshës 9-vjeçare.

Ajo dyshohet se u ngacmua nga një person i moshës madhore, i cili i kërkonte asaj video të organeve gjenitale në rrjetin social Tik Tok.

Në kuadër të zhvillimeve hetimore të rastit, Policia ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar, i cili më pas u arrestua.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 30-vjeçarin, Liridon Gashi, nga komuna e Istogut.

Pas arrestimit, Gashit i është sekuestruar telefoni i tij personal, teksa ai u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, 30-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti po hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *