Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person për një konflikt pronësor dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij.
Sinjali mëson se i dyshuari është B. Berisha, 38-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë Gjakovë Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes” tha Elezaj për “Gazeta Blic”.