Ky është i dyshuari për vrasjen në tentativë, e goditi me sëpatë në kokë 26-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Pejë, ku një person dyshohet se ka tentuar ta vrasë një person tjetër, duke e goditur me sëpatë në kokë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Iber Ibraj, 40-vjeçar.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’, ku Ibraj dyshohet se sulmoi 26-vjeçarin me sëpatë në kokë.

Viktima ka pësuar lëndime serioze dhe ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal në Pejë, por për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, ai është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *