Ky është parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Intervale më të gjata me diell do të ketë ditën e mërkurë, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave lokale, që edhe do të shoqërohen me rrebeshe të shkurta shiu e bubullima përreth zonave malore, por që më vonë mund të shtrihen edhe nëpër zona të ulëta, thotë Prishtina Weather, transmeton Gazeta Metro.

Temperaturat minimale 9C e 11C, e ato maksimale 20C e 21C.

Për të enjten parashihet të mbajë mot paksa më i ftohtë, me të reshura shiu orëve të para të ditës, me temperatura që zbresin në 15C.

Më shumë diell ditën e premte, edhepse mbeten mundësi për riga lokale shiu. Më shumë diell po pritet të ketë ditën e shtunë dhe temperatura deri në 22C e 24C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *