Burime të Gazeta Blic kanë njoftuar se Bashkimi Europian gjatë ditës së sotme ka dal me dy propozime si për Kosovën ashtu për Serbinë sa i përket çështjes së targave, raporton Gazeta Blic.
Porpozimi sipas burimeve të Gazeta Blic, Joseph Borrel dhe Miroslav Lajçak ka qenë që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga gjobat për targat ilegale “KM” “PR” e të tjera, propozim ky që është refuzuar me automatizëm nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Propozimi i BE ndaj Serbsië ka qenë që kjo e fundit t`i jap fund më lëshimit dhe prodhimit të targave ilegale për serbët që jetojnë në Kosovë.
“Kurti nuk është pajtuar me asnjërën nga këto dy propozime”, ka thënë ky burim.
Se nuk ka asnjë marrëveshja në Bruksel Gazeta Blic ka raportuar edhe më herët.
Por para pak minutash presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Kosovën në Bruksel gjatë ditë ssë sotme.
Qeveria e Kosovës pak më herët ka marrë vendimi që policisë së Kosovës t`i vazhdojë afatin që të jenë në punë për 12 orë dhe një pjesë e njësive më eilitare të saj, të jenë në gjendje gatishmërie.