Ky shtet do të hap ambasadë në Kosovë

Mbretëria e Belgjikës së shpejti do të rrisë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë. Zyra Diplomatike do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, i cili e ka quajtur lajm të mrekullueshëm.

Ai tutje ka thënë se ky hap do t’i thellojë edhe më tej raportet dypalëshe.

“Lajm i mrekullueshëm! Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë shumë shpejt do të ngritët në nivelin e ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës. Faleminderit Jeroen Cooreman që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive mes Kosovës dhe Belgjikës”, ka shkruar ambasadori Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *