Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog -

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog

Një parti e udhëhequr nga një figurë pro-Kremlinit fitoi të dielën zgjedhjet në Sllovaki, tregojnë rezultatet preliminare të votimev.

Sipas rezultateve paraprake të lëshuara nga Zyra e Statistikave të Sllovakisë në orën 9 të mëngjesit me orën lokale, partia populiste SMER e politikanit Robert Fico fitoi 22.9% të votave.

Fico është aleat i ngushtë i Mirosllav Lajçakut, emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Derisa Fico pritet të emërohet kryeministri i ri i Sllovakisë, ka gjasa që një rol në qeverinë e re t’i ofrohet edhe Lajçakut, raporton The Economist, transmeton Paparaci.

The Economist raporton se Fico mund ta emërojë Lajçakun në detyrën e tij të vjetër si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, duke e larguar atë nga funksioni i emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit të fundit në dialog më 14 shtator, kryeministri Albin Kurti akuzoi ndërmjetësin evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë, se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Kurti tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lajçak, ka shërbyer si kryediplomat i Sllovakisë në vitet 2009-2010 dhe për tetë vite me radhë nga 2012 deri më 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *