Lajm aspak i mirë: Rriten sërish çmimet e naftës

Kërkesa e madhe për naftë dhe derivatet e saj ka bërë që çmimet nëpër tregjet ndërkombëtare të rriten.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është shtrenjtuar për 1.26 dollarë, apo 1.7 përqind – me çmim total 77.25 dollarë për barrel, transmeton KlanKosova.tv.

Derisa në West Texas nafta e papërpunuar është shtrenjtuar për 1.33 dollarë, ose 1.9 përqind, derisa çmimi i përgjithshëm për barrel ka qenë 73.83 dollarë.

Rritja ka ndodhur pas kërkesës së shtuar për naftë dhe parashikimeve për treg më të shtrënguar të benzinës. Gjithashtu situata me borxhin në ShBA dhe takimi i ardhshëm i organizatës OPEC+ janë dy faktorët kryesore për të cilin tregtarët janë duke vështruar.

Rol këtu ka luajtur edhe një paralajmërimi nga ministri saudit i energjisë për spekulatorët që rritën perspektivën e shkurtimeve të mëtejshme të prodhimit të OPEC+.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *