Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i bujshëm: Pas liberalizimit të vizave, Kosovës i pranohet aplikimi edhe në një institucion evropian -

Lajm i bujshëm: Pas liberalizimit të vizave, Kosovës i pranohet aplikimi edhe në një institucion evropian

Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.

Për këtë ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, i cili ka thënë se ky është një sukses i rëndësishëm multilateral i Republikës së Kosovës, veçanërisht pas një periudhe të kompromiseve në të kaluarën, të cilat ia pumundësuan Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.“Tani, na pret një punë intensive në APKiE, organ i cili do të përpilojë një numër raportesh mbi Kosovën dhe do ta jap opinionin e tij mbi anëtarësimin e saj në KE”, ka thënë Ahmeti.

Edhe ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Kosova e ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Postimi i saj i plotë:

Kosova kalon etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë.

Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe plot sfida. Por Republika e Kosovës në fund të procesit do ta zërë vendin e saj të merituar si anëtare e Këshillit të Evropës.

Falënderoj nga zemra të gjithë ata që na mbështetën në rrugën tonë deri këtu. Një falënderim i posaçëm iu shkon të gjithë atyre shteteve, të cilat edhe pse nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, nuk e kanë bllokuar anëtarësimin tonë.

Nuk mund të lë pa falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përsëri dëshmuan të jenë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, dhe të cilat na mbështetën fuqishëm në dialogun tonë me një numër të madh të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.Falënderim i posaçëm i takon grupit ndërinstitucional të përbërë nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Zyra e Kryeministrit, dhe MPJD-ja, i cili udhëhiqet nga zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili udhëhiqet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Saranda Bogujevci, ekipit të
Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, e cila udhëhiqet nga ambasadori Lulzim Hiseni si dhe të gjithë atyre që kontribuan sado pak për këtë ditë të rëndësishme.

Kur në maj të vitit të kaluar, pra para më pak se një viti, dorëzuam në Këshillin e Evropës kërkesën për anëtarësim, numri i skeptikëve ishte i madh. Sot e dijmë se sa i rëndësishëm dhe vendimtar ka qenë guximi i atyre ditëve.Falë vullnetit të palëkundur të qytetarëve të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe demokraci, të shprehur në votën masive të 14 shkurtit, Kosova, si shembulli më i mirë i demokracisë në rajon, do të ecë e sigurtë në rrugën e saj euroatlantike.

Ka edhe shumë punë për të bërë, shumë sfida për të përballuar, por dita e sotme meriton të festohet denjësisht.Urime nga zemra të gjithëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *