Lajm i hidhur: Vdes nxënësja e Gjimnazit “Frang Bardhi”

Nxënësja e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Fjolla Dervishaj ka ndërruar jetë sot.

Kështu ka njoftuar drejtoria e kësaj shkolle përmes një telegrami ngushëllimi.Varrimi i të ndjerës bëhet sot në fshatin Kastriot të Skenderajt nga ora 16:00.

Postimi i shkollës “Frang Bardhi”:

Telegram ngushellimi

E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

Pushoftë në paqen e përjetësisë!
Të pikëlluar,

Drejtoria e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc) komuna e Skenderajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *