LAJM I MIRE: Ekzekutohen pagat në sektorin publik

Pas një dite vonesë, punonjësit e sektorit publik u janë ekzekutuar pagat këtë të martë. Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin Ministria e Ekonomisë.

Siç ka mësuar Dukagjini, zyrtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë pranuar pagat e tyre.Që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë kishin mbetur pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *