Të gjithë pensionistët do të përfitojnë 100 euro shtesë për fundvit.
Qeveria e Kosovës ka propozuar vendimin, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, tha kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij hyrëse.
Kurti tha se shtesa do të jetë e njëhershme.
“Për të gjithë pension marrësit për këtë fundvit do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përmes pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.
Për detaje rreth ekzekutimit të shtesave nga 100 euro do të njoftojë së shpejti Ministria e Financave.