Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Gjermania zyrtarisht hap edhe më shumë dyert për kosovarët -

Lajm i mirë: Gjermania zyrtarisht hap edhe më shumë dyert për kosovarët

Gjermania ka publikuar draft-reformat në çështjen e imigrimit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, si përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të mbushur mungesat e punës në ekonominë më të madhe evropiane.

Kosovarët, që viteve të fundit kanë shkuar në shifra të konsiderueshme për punë në Gjermani, me reformat do të kenë më të lehtë rrugën e migrimit.

“Me këtë, ne po vëmë themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, ka shkruar në Twitter, ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar, është i mirëpritur”.

Kabineti ka miratuar zgjatjen e rregullave për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania synon t’i rekrutojë rreth 50 mijë punëtorë në vit nga këto vende.

Një nga reformat është ligji i ri i imigrimit që synon të adresojë pengesat kyçe për ata që duan të shkojnë në Gjermani, sidomos për ata që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Siç thuhet në draftligj, të cilin ka thënë se e ka pasur në dispozicion agjencia “Reuters”, reforma parasheh rritjen e numrit të punëtorëve nga shtetet jashtë BE-së, për rreth 60 mijë qytetarë në vit.

Reforma ua ofron punëtorëve të huaj tri rrugë për të hyrë në këtë shtet.

E para u kërkon diplomë universitare ose profesionale të njohur nga Gjermania dhe një kontratë pune.

E dyta parasheh minimum dy vjet përvojë pune në sektorët e rëndësishëm, dhe diplomë ose formim profesional.

E treta është “kartelë mundësie” e re për individët që s’kanë punë, por kanë potencialin për të gjetur punë. Kjo kartelë ndjek sistemin e bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

Kabineti po ashtu ka miratuar edhe ligjin e edukimit që u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

Në vazhdimësi është raportuar viteve të fundit për ikjen e profesionistëve nga Kosova drejt Gjermanisë. Më të theksuara kanë qenë mjekësia dhe ndërtimtaria, si profesionet e kërkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *