Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot është hapur aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011 që të përfitojnë nga shtesat për fëmijë.
Ministri i Financave kishte bërë të ditur në Kuvendin e Kosovës, se tashmë ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.
Fëmijët do të përfitojnë 10 euro në muaj.