Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Kryeministri Albin Kurti, "gëzon" çiftet e reja, projekti i rëndësishëm nis këtë vit -

Lajm i mirë: Kryeministri Albin Kurti, “gëzon” çiftet e reja, projekti i rëndësishëm nis këtë vit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth projektit për ndërtimin e 4 mijë banesave për çiftet e reja, premtim ky i bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai u përgjigj në pyetjen e deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, duke thënë se ky projekt pritet të nis këtë vit.

Ai tha se kostoja pritet që përafërsisht të jetë 200 milionë eurosh.

“Projekti për banim të përballueshëm është projekt unik dhe zbatohet për herë të parë në Kosovë. Ky projekt është krejt i ndryshëm prej banesave sociale, e që për këtë është aprovuar kredia prej 25 milionë eurove nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe shumë shpejt pritet të vijë në kuvend si Projektligj si marrëveshje”.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, më 16 shkurt 2022 ka nënshkruar marrëveshje për fizibilitetin me IFC-në (International Finance Coorporation), për banim me kosto të përballueshëm. IFC-ja si pjesë e Bankës Botërore më 1 shkurt 2023 ka prezantuar forma se si mund të zbatohet ky projekt në Kosovë. Sipas IFC-së kostoja e ndërtimit është përafërsisht 200 milionë eurosh”.

“Projekti pritet te fillojë të zbatohet gjatë vitit 2023 dhe shpresoj që edhe komuna e tjera të ndajnë tokën e tyre komunale. Komunat që e kanë ndarë tokën e tyre për këtë projekt janë: Komuna e Prishtinës, komuna e Pejës dhe ajo e Gjilanit”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *