Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Nëse e izoloni shtëpinë, shteti ua financon deri në 50% (Apliko këtu) -

Lajm i mirë: Nëse e izoloni shtëpinë, shteti ua financon deri në 50% (Apliko këtu)

Hapet thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë

Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private.

Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%.

Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social.

Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *