Ministria e Financave pritet të ekzekutojë pagat për sektorin publik të martën në mbrëmje eventualisht të mërkurën.
E veçanta e këtyre pagave do jetë sepse kësaj radhe pritet të ekzekutohen me Ligjin e ri të Pagave, përcjell FrontLajm.
Kujtojmë që Ligji i ri i Pagave ngjalli shumë polemika për shkak të vlerës së koeficientit që u publikua këtë muaj.
Vlera e një koeficienti do jetë 105 euro.
/FrontLajm/