Lajm i mirë për këto kategori të punëtorëve të sektorit privat nga Qeveria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë marrë pjesë në lansimin e zgjerimit të platformës “Superpuna”.

Në fjalën hyrëse, Kurti ka bërë të ditur se nga 18 deri në 25 sa ka qenë mosha, tani është zgjeruar grupmosha për personat që mund të përfitojnë nga “Superpuna” nga 18 deri në 29 vjeç.

“Vitin e kaluar lansuam para jush platformën e quajtur ‘Superpuna’. Përmes kësaj platforme synuam punësimin e garantuar të të rinjve, të grupmoshës 18-25 vjeç. Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionimin e pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. Ndërkaq punëtorëve, një grupi prej tyre ua garantoi punën e parë, ndërsa një grupi tjetër ua garantoi një punë afatgjatë dhe të dinjitetshme”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Kurti tha se 67 për qind të punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’, kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës.

“Platforma ‘Superpuna’ ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që vetëm përbrenda një viti të bëj ndërmjetësimin e suksesshëm të 9,394 të rejave. Prej tyre 4,635 persona e kanë përfunduar gjashtë mujorin e paraparë përmes platformës ‘Superpuna’, ndërkaq nga ky numër 3,108 të rinj, 1,599 djem dhe 1,509 vajza janë bërë punëtorë të rregullt. Kjo i bie që 67 për qind të punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’, kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës”, ka thënë tutje kryeministri.

“Duke marr parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që platforma ‘Superpuna’, ka pasur tek shumë të rinj kemi vendosur që ta zgjerojmë grupmoshën të cilët mund të përfitojnë nga kjo platformë. Pra nga 18-25 vjeç sa ishin grupmoshat që mund të ndërmjetsoheshin nga ‘Superpuna’ tashmë do të zgjerojmë grupmoshat e përfituesve nga 18-29 vjeç”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *