Lajm i mirë: Qeveria merr vendim për shtesat për këto kategori – Ja sa është vlera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka njoftuar se ka marrë vendim për shtesat për policë.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit tetor, transmeton Telegrafi.

“Përfshihen shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt do të kenë 150 shtesë, 120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do të marrin nga 50 euro”, tha Kurti.

Kryeministri tha se propozimi për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *