Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Qeveria ndan 1.1 milion euro për këtë kategori të qytetarëve -

Lajm i mirë: Qeveria ndan 1.1 milion euro për këtë kategori të qytetarëve

Me qëllim të kompensimit të dëmeve në bujqësi, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1.1 milionë euro për 14 komuna duke përfshirë 386 fermerë përfitues.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në arsyetimin e vendimit ka thënë se ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes.

“Ministria e Bujqësisë propozon për miratim vendimin për mbështetjen financiare për kompensim nga fatkeqësia natyrore për komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë”, tha Peci.

“Vlera monetare e kompensimit do të jetë 1 milionë e 123 mijë e 635 euro. Ky kompensim ka vlerën e njëjtë të përqindjes e kompensimit, pra 82 për qind të vlerës totale”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *